YPS 2017

Në kuadër të Javës së Inovacionit 2017, Departamenti i Informatikës propozoi zhvillimin e një aktivitet i cili konsistoi në prezantimin e platformës së testimit “Young Programmers Space” mbi të cilën u zhvilluan disa aktivitete me qëllim përhapjen sa më të gjerë dhe përfshirjen e një numri sa më të madh të interesuarish. Aktivitetet u zhvillan në Tiranë me mbështetjen e stafit akademik, studentët e praktitës së Depratamentit të Informatikës, si edhe nga Minisitria për IAP.

YPS është konceptuar si një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme në fushën e programimit, rezultatet e të cilit shpallen automatikisht nga platforma. YPS synon edhe informimin e mësusesve të profilit të Informatikës të shkollave të mesme, mbi programet e studimit dhe  infrastrukturës që Departamenti i Informatikës vë në dispozicion për studentët.

 Realizimi i aktivitetit YPS kaloi në disa faza ku fillimisht u mundësua prezantimi i platformës së testimit në mjediset e shkollave të mesme, nga stafi dhe studentët e praktikës së Departamentit të Infomatikës (Me tepër...)

Gjatë kësaj faze nxënësit patën mundësinë të  njihen më konkretisht me plaformën, si edhe të testojnë me anë të saj njohuritë e tyre në fushën e Informatikës. Për këtë arsye, në fund u zhvillua edhe një konkurs midis nxënësve, rezultatet e të cilit u shpallën automatikisht nga platforma.


 Krahas prezantimit të platformës, u mundësua edhe takimi me mësusesit e profilit të Informatikës të shkollave të mesme, me qëllim prezantimin e programeve të studimit dhe  infrastrukturës që Departamenti i Informatikës vë në dispozicion për studentët dhe gjithashtu u mundsuar edhe një trajnim intesiv mbi programimin në të cilën u shpreh një interes i lartë nga mësuesit.

 Në përfundim u shpërndan çertifikata për nxënësit që arritën rezultate më të mira gjatë testimit si edhe çertifikata mirënjohje për mësuesit pjesëmarrës.

Nxënësit me rezultatet më të mira:


Nr

Nxënësi

Viti

Shkolla

Vendi

1

Erin Hoxha

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Parë

2

Hysen Ndregjoni

1

Shkolla e Mesme Ismail Qemali

Parë

3

Louis Ziko

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Parë

4

Kamber Vogli

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Dytë

5

Fidelius Lula

2

Shkolla e Mesme Ismail Qemali

Dytë

6

Andi Hamolli

2

Shkolla e Mesme Sami Frasheri

Dytë

7

Damian Ndoja

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Tretë

8

Denis Paluca

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Tretë

9

Klevis Lika

3

Shkolla e Mesme Harry Fultz

Tretë

 

Shkolla e mesme pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin:

 

Nr.

Shkolla

1

Shkolla e Mesme Harry Fultz

2

Shkolla e Mesme Sami Frasheri

3

Shkolla e Mesme Ismail Qemali

4

Shkolla e Mesme Qemal Stafa

5

Shkolla e Mesme Sinan Tafaj

6

Shkolla e Mesme Arben Broci

7

Shkolla e Mesme Partizani

8

Shkolla e Mesme Andon Zako Cajupi

9

Shkolla e Mesme Petro Nini Luarasi