Çfarë është YPS?

Digjitalizimi po pushton pothuajse gjithcka dhe zhvendosja e gjeneratave drejt smartphone-ëve, kompjuterave dhe tabletëve po bëhen opsionet e vetme për kryerjen e nje pjese të madhe të punëve tona të përditëshme. Pra është e rëndësishme që të kemi një përgatitje të të rinjëve për një të ardhme digjitale.

Tregu i punës në ditët e sotme kërkon më tepër programues dhe gjithmonë e më shumë do të rritet kjo nevojë.

Gjatë viteve është evidentuar se studentët të cilët fillojnë studtimet pranë Departamentit të Informatikës kanë një informacion të cunguar mbi Informatikën dhe botën e programimit. Atyre ju duhet një kohë e gjatë që të përshtaten me të, kohë e cila shkurtohet ndjeshëm nëse shtrihet që në arsimin parauniversitar.

Me numrin e lartë të studentëve është e nevojshme aplikimi i metodave alternative dhe innovative për testimin dhe kontrollin e njohurive, siç janë gjuhët e programimit.

Një zgjidhje innovative, e ndërtuar nga Stafi i Departamentit të Informatikës ishte implementimin i platformës ‘Young Programmers Space’. Platforma është e bazuar në web, e cila mundëson kontrollin e programeve të shkruajtura nga nxënësit dhe studentët. Platforma nuk është e kufizuar vetëm në një gjuhë programimi, por ofron mbështetje për gjuhë të ndryshme përfshirë C, C++. Platforma mundëson kontrollin e programeve në kohë reale.

Misioni  i Departamentit të Informatikës është të japë kontribut në formimin e  profesionistëve  të specializuar në informatikë dhe teknologji informacioni, si dhe të çojë përpara njohuritë në sisteme dhe shkencat kompjuterike duke siguruar mësimdhënie me cilësi të lartë, gjithashtu të drejtojë kërkime shkencore që adresojnë sfida në  fusha aktuale informatike dhe probleme sociale.

Departamenti i Informatikës beson fuqimisht në dialogun midis studentëve, pedagogëve, stafit kërkimor, vizitorëve dhe kolegëve në departamente të tjera brenda fakultetit dhe jashtë tij. Departamenti beson se ky dialog duhet të fillojë më herët, që kur një student fillimisht hulumton dimensionet emocionuese të kësaj fushe.

Në këtë kuptim, ‘Young Programmers Space’ është aktiviteti i organizuar nga Departamenti i Informatikës në FSHN, për të promovuar këtë bashkëpunim ndërmjet Departamentit dhe nxënësve e mësuesve të shkollave të mesme. Aktiviteti do të organizohet në datat: 20 Prill 2018 – 12 Maj 2018.

 

‘Young Programmers Space’ është konceptuar si një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme në fushën e programimit, rezultatet e të cilit shpallen automatikisht nga platforma. YPS synon gjithashtu edhe informimin e mësusesve të profilit të Informatikës të shkollave të mesme, mbi programet e studimit dhe  infrastrukturës që Departamenti i Informatikës vë në dispozicion për studentët. Në përfundim do shpërndahen çertifikata për nxënësit që arritën rezultate më të mira gjatë testimit si edhe çertifikata mirënjohje për mësuesit pjesëmarrës.


Si funksionon YPS?


Hapi 1:
  • Ju duhet të identifikohen me kredencialet tuaja
                  
 

 

Hapi 2:

  • Në momentin e identifikimit  do
    ju shfaqet seksioni i testimit me ushtrimet përkatëse
  • Kërkesa specifike e secilit ushtrim mund të aksesohet në klikim të 

    Statement  ->
    Download task statement
 Hapi 3:
  • Ushtrimi i kompiluar sukseshëm lokalisht në editor në një prej gjuhëve të programimit C dhe C++ duhet të ngarkohet online në platformën "Young Programmers Space" 

            Submissions ->
            Choose File ->
            Submit