Departamenti i Informatikës, FSHN, UT organizon aktivitetin YPS: "Këndi i programuesve të rinj". Këtë vit, aktiviteti YPS do të jetë i përmasave më të mëdha, duke u shtrirë dhe jashtë qyteti të Tiranës, ku mund të përmendin qytetet e Vlorës, Shkodrës, etj. Kjo është dhe një arsyet përse YPS2020 është një aktivitet i cili do të zgjas 4 muaj, Shkurt – Qershor 2020. Në muajin qershor do të zhvillohet dhe faza përfundimtare e këtij aktiviteti. Qëllimi kryesor i aktivitetit është të ofrojë një mundësi për nxënësit e shkollave të mesme të testojë aftësitë e tyre në gjuhë të ndryshme të programimit. ‘Young Programmers Space’ organizohet për të promovuar këtë bashkëpunim ndërmjet Departamentit dhe nxënësve e mësuesve të shkollave të mesme. Ky aktivitet zhvillohet me mbështjen kryesore të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Albtelecom Sha. | Nxënësit më të mirë të këtij aktiviteti do të pajisjen me çertifikata dhe çmime të ndryshme. |